Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka prezantuar përmes një video planin për zhvillimin urban në këtë komunë.
Tahiri ka synim që gjatë katër viteve të ardhshme të bëhet fasadimi i banesave të bardha dhe rindertimin e ndërtesave kolektive të vjetra.
“Fasadimin e banesave të bardha, rindërtimin e ndërtesave kolektive të vjetra në rrugën “Gjergj Kastrioti Skëndërbeu” dhe Rindërtimin e ndërtesave kolektive të vjetra në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, ka shkruar Tahiri.