Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili garon për mandatin e dytë për të parin e Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka premtuar se do ta ndërtojnë një çerdhe në Bukosh.
“Në planin tonë 4 vjeçar kemi paraparë ndërtimin e një çerdheje për fëmijë në Bukosh për banorët e bashkësisë lokale”, ka thënë Tahiri.
Sipas tij kjo qerdhe përveç që do t’i shërbejë banorëve do t’i shërbejë edhe punëtorëve të fabrikave në këtë rajon.
“Edhe që punëtorët e fabrikave në këtë rajon të kenë një vend të sigurtë për fëmijët ndërsa vazhdojnë punën”, tha kandidati për kryetar të Vushtrrisë.