Kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka takuar sot disa nga përfaqësuesit e Shoqërisë Civile nga OJQ Acess, Hareja, e KVRL.
Tahiri ka shkruar se komuna e drejtuar nga ai është vlersuar maksimalisht për transparencë dhe llogaridhënie.
“OJQ nacionale, Ministria e Pushtetit lokal e madje edhe USAID TEAM projekt e kanë vlerësuar maksimalisht Vushtrrinë për transparencë e llogaridhënie”, ka shkruar Tahiri.
Ai ka premtuar se do të vazhdojnë të jenë transparent dhe me qeverisjen e mirë.