Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Vushtrrisë, njëherësh kryetar aktual, Xhafer Tahiri, ka takuar disa nga të rinjtë e kësaj komune, të cilët më 14 nëntor do të votojnë për herë të parë.
“Filluam ditën me të rinjtë vushtrrias që do të votojnë për herë të parë. Mbështetja e tyre është motivi im. Vazhdojmë bashkë për qytetin që e duam”, ka thënë Tahiri në rrjetin social facebook.