Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të parin e Vushtrrisë, njëherësh kryetar aktual, Xhafer Tahiri, ka takuar banorët e lagjes “Dëshmorët e Kombit”, me ç’rast shpalosi pjesë nga programi i tij qeverisës për këtë zonë.
Me këtë rast, Tahiri, theksoi se në planin e tyre parashikojnë që të rindërtohen të gjitha ndërtesat/banesat e vjetra kolektive në këtë rrugë.
Ai më tej, tha se plani i tij është në harmoni me kërkesat e banorëve, ndërkaq u zotua se në gjashtë mujorin e parë përmes vendimeve të Kuvendit të Komunës e me ligjin për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale do t’i adresojmë kërkesat në fjalë.