Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili garon për mandatin e dytë për të parin e Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka thënë se do të ndihmojnë në realizimin e projketit për Liqenin Akumulues.
“Një nga projktet më vitale për zhvillimin e qytetit të Vushtrrisë është liqeni akumulues në Sllakoc”, tha Tahiri.
Ky projekt është i Bankës Botërore dhe ka të bëjë me sigurimin e ujit në Kosovë.
Po ashtu është i përfshirë edhe në kuadër të Strategjisë Kombëtare të Kosovës.
Por, ajo që do të bëjnë është se do të jenë të anagazhuar në realizimin e këtij projekti.
“Komuna duhet të ketë detyre të cdoditshme në realizimin e këtij projketi. Kaq vital që siguron ujë të pijës dhe ujitje të tokave për fermerët”, është shprehur kandidati për kryetar të Vushtrrisë.