Kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, premtoi se programi i tyre për katër vitet e ardhshme është zhvillimi dhe punësimi në këtë komunë.
Ai gjatë takimit me banorët e fshatrave Stanoc të Poshtëm, Stanoc të Epërm e Lumadh, tha se fitorja historike do të shihet me 17 tetor.
“Faleminderit bashkëvendas të mi. Në Stanoc të Poshtëm, Stanoc të Epërm e Lumadh u pa uragani i fitores së madhe e historike me 17 tetor. Programi ynë është projekt i zhvillimit e punësimit, bashkë do ta bëjmë Vushtrrinë për të gjithë”, shkroi Tahiri në Facebook.