Kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri, ka shkuar për vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame në Vushtrri.
Tahiri tha se mënyra më e mirë për përparimin e shoqërisë është shërbimi me nderë.
“Që nga koha e Medresesë ku ishim bashkë 4 vite, aty mësuam se shërbimi me nderë është detyrë e madhe, e me plot sfida, por se shërbimi me nderë është e vetmja mënyrë për përparimin e shoqërisë”, shkroi ai.
Kryetari aktual i Vushtrrisë shtoi se bashkë me hoxhallarët kanë ndihmuar rregullisht mbi 100 familje të kësaj komune.
“Gjatë pandemisë Covid 19, hoxhallarët i kishim në krah për të ndihmuar secilin, e në atë kohë të rëndë në Vushtrrinë tonë nuk kishte familje që nata e zënte pa bukë e mëngjesi të uritur, bashkë me vullnetarët u ndihmuan rregullisht mbi 100 familje vushtrriase”, është shprehur Tahiri.