Kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka vizituar disa biznese në këtë komunë.
Ai u ka premtuar mbështetje bizneseve në mënyrë që krijojnë vende të reja të punës.
Kryetari aktual i Vushtrrisë shtoi se do të qëndrojë afër bizneseve për gjdo kërkesë që kanë.
“Kam vizituar sot Timber Home, biznes i ri e i sukseshëm në Vushtrri. Jam i lumtur që ky biznes i ri është përkrahur nga Komuna duke i dhënë hapsirë në Zonën Ekonomike në Lumadh. Komuna dhe unë do të jemi afër bizneseve që krijojnë vende të reja të punës për çdo lehtësim e kërkesë që ata kanë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.