Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili garon për mandatin e dytë për të parin e Vushtrrisë, Xhafer Tahiri dhe ekipa e tij kanë vazhduar të shpërndajnë programin e tyre në kuadër të fushatës “derë në derë”.
“Super ekipë që në mëngjes duke trokitur derë më derë me program konkret për qytetin që e duam, Vushtrrinë për të gjithë”, është shprehur Tahiri.
Qëllimi i kësaj fushatë është prezantimi i programit qeverisës. Ai po e shpërndan programin e tij të qytetarët në sheshe, kafene dhe të bzineset e ndryshme.