Insajderi
Insporti

Xhaka asist, Sunderland barazoi rezultatin Aston Villës me një lojtar më pak

Insajderi
21 September 2025 - 17:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Xhaka asist, Sunderland barazoi rezultatin Aston Villës me një lojtar më pak
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sunderland ka arritur t’ia nxjerr një pikë Aston Villës në ndeshjen e vlefshme për Premier Ligë, përkundër që luajti me karton të kuq që nga minuta e 33-të.

Reinildo Mandava u përjashtua me karton të kuq në minutën e 33-të si pasojë e një sjelle jo-sportive, duke lënë me një lojtar më pak ekipin e Sunderland, shkruan Insajderi.

Djemtë e Unai Emery arritën të shënonin tek në minutën e 67’të përkundër që ishin me një lojtar më shumë. Loja u hap me golin e Matty Cash.

Megjithatë, Sunderland s’vonoi shumë dhe gjeti portën. Për 1-1 shënoi Wilson Isidor, falë një asisti me kokë të Granit Xhakës. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark