Granit Xhaka e ka gjetur golin e parë me klubin e Bayer Leverkusenit në Bundesligë.
Xhaka ka shënuar të premten në sfidën që Leverkuseni po e zhvillon ndaj Mainz, në kuadër të xhiros së 23-të.
Ai realizoi në fillim të ndeshjes në minutën e 3’ të takimit. Ndërsa Mainzi u kthye në lojë më pas duke e barazuar rezultatin me anë të Dominik Kohr.
Tani është duke u zhvilluar minuta 33’ e takimit, ku rezultati vazhdon të mbetet 1-1.
Xhaka just scored this great goal for Leverkusen! 🚀pic.twitter.com/2QHGF68Lgw
— CentreGoals. (@centregoals) February 23, 2024