Gazetari i “Blick”, Andreas Boni ka lansuar kritika të ashpëra për Zvicrën, në veçanti për futbollistët e helvetikëve, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
Boni ka kritikuar paraqitjen e dy futbollistëve pas paraqitjes me vetura luksoze, tatuazhe dhe lyerje të flokëve.
“Shfaqja e Lambos, bërja e tatuazhëve dhe flokët – ky ekip kombëtar është shumë naiv. Kjo gjeneratë e lojtarëve është larguar nga baza, janë larguar nga njerëzit e zakonshëm. Është për t’u ardhur keq”, ka shkruar Boni.
Xhaka tash e një kohë mban shiritin e kapitenit dhe së bashku me Shaqirin janë dy futbollistët kryesor të skuadrës.
Në ndeshjen e parë në “Euro 2020”, kombëtarja helvete barazoi 1:1 kundër Uellsit.
Ndeshjen e radhës do ta zhvillojë kundër Italisë të mërkurën (nesër). /Insporti.com/