×
  • Sport
  • Sport

    Xhaka dhe Shaqiri startues kundër Andorrës

    Insajderi
    12 September 2023 - 20:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri do të paraqiten nga minuta e parë për Zvicrtën në ndeshjen kundër Andorrës.

    Xhaka do ta bartë shiritin e kapitenit dhe do ta udhëheq mesfushën e helvitëve për ndeshjen e radhës kualifikuese për “Euro 2024”.

    Sulmin e Zvicrës nga krahët do ta udhëheq Xherdan Shaqiri. Kishte debat nëse Xhaka dhe Shaqiri duhet të startojnë te Zvicra për ndeshjen ndaj Andorrës.

    Për Xhakën dhe Shaqirin pati kritika nga zviceranët për paraqitjen ndaj Kosovës. Madje kishte edhe të tillë që thanë se Xhakës duhet t’i hiqet shiriti i kapitenit. Por ai do ta udhëheqë si kapiten Zvicrën.

    Ndeshja Zvicër – Andorrë zhvillohet në Sion dhe i takon Grupit I. Kjo ndeshje nis në ora 20:45. /koha/

    Image

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark