Futbollisti Granit Xhaka është shprehur i lumtur me golin e parë më fanellën e Bayer Leverkusenit.
Xhaka në një intervistë të dhënë pas ndeshjes ka deklaruar se e priste këtë gol qëmoti.
“Goli i parë për këtë klub më se i lumtur. Pata shumë presion, nëse jam i sinqertë nga lojtarët nga stafi. E bëra në stërvitje, e bëmë me Frimpongun këtë shaka, ishim duke pritur javë pas jave”, u shpreh Xhaka.
“Unë e bëra këtë në stërvitje, pas tetë muajve në këtë klub duhet të më njohin se kush jam, jam i lumtur me tre pikët”.
“(Mainz) Nuk na e bënë të lehtë, por i morëm tre pikët”.
“Askush në dhomën e zhveshjes nuk flet për titullin, do të shohim pas xhiros së 34-të në cilin vend do të përfundojmë”, përfundoi Xhaka.
Leverkuseni me këtë fitore renditet në vendin e parë me 61 pikë të arkëtuara, me 11 pikë më shumë se Bayern Munichi, që renditet në pozitën e dytë me një ndeshje më pak të zhvilluar.