×
  • Sport
  • Sport / Sporti ndërkombëtar

    Xhaka: Jam si vera e kuqe, gjithmonë e më i mirë. Ëndërroj të luaj së bashku me Taulantin te Bazeli

    Insajderi
    16 January 2024 - 11:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmë Granit Xhaka është shpallur futbollisti më i mirë në Zvicës, për të tretën herë radhazi.

    Ai një një intervistë për mediat zvicerane është shprehur i lumtur për një gjë të tillë.

    “Krenari dhe kënaqësi. Është shpërblimi për punën e vështirë të përditshme. Si futbollist ke edhe ditë të zeza. Nëse, si unë në Londër, ju shajnë mbi 60,000 njerëz në stadium. Sapo hyra në dhomën e zhveshjes ditën e parë, ndjeva: Ky është një ekip i mirë, një shpirt i mirë ekipor. Ne gjithashtu kemi një trajner fantastik në Xabi Alonso”, ka thënë Xhaka.

    Futbollisti me prejardhje nga Kosova ka folur edhe në lidhje se si ka reaguar familja e tij pas kthimit në Gjermani.

    “Edhe pse gruaja ime është nga Dyseldorfi, ajo ishte kundër që ne të largoheshim nga Londra. Sigurisht, kjo i bëri gjërat edhe më të vështira. Gjithsesi, nuk është e lehtë të largohesh nga ky qytet i madh pas shtatë vitesh. Leverkusen më ofroi një kontratë afatgjatë. Dhe nëse gjërat vazhdojnë të shkojnë siç kanë shkuar, padyshim që ishte vendimi i duhur”, thotë Xhaka.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark