Insajderi
Lajme

“Xhamadani vija-vija o është Kosova është Shqipëria”, Rama poston videon e parashutistëve me flamuj

Insajderi
28 November 2024 - 20:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Xhamadani vija-vija o është Kosova është Shqipëria”, Rama poston videon e parashutistëve me flamuj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka postuar një video në rrjetin social Facebook, ku shihen dy parashutistë me flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë.

Kjo video është bërë për nder të festës së 28 nëntorit.


“Xhamadani vija-vija o është Kosova është Shqipëria”, ka shkruar Rama krahas videos së postuar.

Kujtojmë se si çdo vit, Vlora, qyteti simbol i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë mirëpriti sot në përvjetorin e 112 qindra qytetarë në ceremonialin shtetëror të ngritjes së Flamurit.

Në këtë ceremoni Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u shfaq krah personaliteteve më të larta politike të Shqipërisë dhe Kosovës, e cila u përfaqësua nga kryeministri Albin Kurti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark