×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Xhavit Haliti nga Kuvendi shikon live seancën e Gjykatës Speciale ku po dëshmon një serb

    Insajderi
    09 November 2023 - 11:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, është kapur duke shikuar ‘live’ me kufje seancën e Gjykatës Speciale.

    Në këtë seancë, po dëshmon Dragan Iviçeviq në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, shkruan Gazeta Insajderi.

    Haliti, në pamjet që ka siguruar Insajderi nga Kuvendi, shihet duke përcjellë seancën me kufje.

    Zyra e Prokurorit të Specializuar gjatë seancës së të enjtes lexoi përmbledhjen e deklaratave që dëshmitari Dragan Ivanisheviq i kishte dhënë, ku thuhet se kishte deklaruar që më 9 shkurt 1999 së bashku me një person të quajtur Velko Markoviq ishin rrëmbyer nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

    “Dëshmitarit Dragan Ivanisheviq po vinte nga Prishtina me makinë në mbrëmjen e 9 shkurtit 1999 kur e rrëmbyen disa burra të armatosur me uniformë të UÇK-së. Brenda një ore apo diçka e tillë, UÇK-ja e transportoi dëshmitarin nga një vend në tjetrin me një “Lada” të bardhë. Rrëmbimi i dëshmitarit përkoi me rrëmbimin nga UÇK-ja të Velko Markoviq. Dëshmitari e pa Markoviqin atë ditë disa herë dhe kur i mbajtën bashkë mbrapa një makine “Lada”, duke i çuar nga një vend tek tjetri”, tha prokurori.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark