×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Xheladini reagon pas ndërprerjeve të shpeshta të energjisë elektrike në Dragash

    Insajderi
    26 December 2023 - 18:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini ka reaguar pasi që kjo komunë ka ndërprerje të paplanifikuara të energjisë elektrike.

    Ai tha se kjo po shkakton shqetësime dhe probleme duke penguar funksionimin normal të jetës në këtë komunë.

    “Mungesa e vazhdueshme e furnizimit të rregullt me energji elektrike po u shkakton shqetësime dhe probleme të mëdha qytetarëve të Komunës së Dragashit, të cilët janë paguesit më të rregullt të energjisë elektrike. Ndërprerjet e shpeshta dhe rrjeti i vjetruar i furnizimit me energji elektrike në tërë territorin e Komunës së Dragashit, e veçanërisht në pjesën ku jeton komuniteti joshumicë, kanë krijuar një situatë të pafavorshme e cila po ndikon në jetën dhe aktivitetet e përditshme të qytetarëve, si dhe po pengon funksionimin normal të shumë subjekteve ekonomike në Komunën tone”.

    Xheladini në postimin e tij në “Faccebook”, ka kërkuar nga autoritetet përgjegjëse që të marrin masa sa më parë.

    “Prandaj, u bëjmë thirrje autoriteteve përgjegjëse dhe kompanisë KEDS që t’i marrin seriozisht kërkesat dhe shqetësimet e qytetarëve, duke ndërmarrë masa të menjëhershme për përmirësimin e kësaj situate, e cila është duke vazhduar tash e sa kohë.Kërkojmë që Komuna e Dragashit menjëherë të vendoset në listën e prioriteteve për rindërtimin e rrjetit elektrik, vendosjen e shtyllave prej betoni përgjatë rrugëve, si dhe vendosjen e transformatorëve adekuatë nëpër vendbanime”, ka shkruar Xheladini.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark