Xheneta Fetahu dhe Xuxi kanë diskutuar për banorin më të ri të shtëpisë, Eduart Kuqin.
Konkurrentja u shpreh se ai ka hyrë në këtë format për të marrë famë në emër të saj.
Ndër të tjerash, modelja shqiptare thekson se fama që ka jashtë është ‘katastrofë’.
“Ai po dëshiron me shfrytëzu emrin tim me marrë famë se famën që e ka jashtë është katastrofë e di shumë mirë ai se për çfarë njihet”, u shpreh ajo.
E njëjta shtoi: “Si ka pas as 72 orë dhe i ka thy 2-3 rregullat kryesore”.