×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Xheneta zbulon komunikimin e fshehtë të Gresës me motrën

    Insajderi
    31 October 2024 - 12:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një debat të tensionuar, Xheneta Fetahu zbuloi një sekret të rëndësishëm për produksionin e Big Brother VIP Kosova (BBVK), duke treguar se banorja Gresa ka komunikuar me motrën e saj në dhomën e rrëfimit, një veprim që bie ndesh me rregullat.

    Xheneta i tha Gresës: “Oj zemër, shko fol pak edhe me motrën tonde në dhomë të rrëfimit, e hajde tani këtu. Ti na ke tregu diçka që s’të është lejuar; ti i ke thyer rregullat e produksionit.”

    Gresa, e habitur, reagoi duke i thënë Xhenetës: “Mos, sa e ulët… Sa e paftyrë.”

    Në këtë moment, ndërhyri edhe banori tjetër, Xuxi, i cili kritikoi ashpër Xhenetën, duke e quajtur atë “besëprerë”:

    “Tradhtare, tradhtare. Po tregon çka të ka tregu në besë.”

    Kujtojmë se në formatin e reality show-t Big Brother është e ndaluar rreptësisht që banorët të komunikojnë me persona nga jashtë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark