×
  • Showbiz
  • Show

    Xhensila ndan me fansat momentet e vështira në mes të koncertit: Gjatë shtatzënisë sime…

    Insajderi
    19 July 2024 - 12:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, në koncertin e saj në një nga lokalet e natës, u ndal pak çaste për të ndarë me fansat një moment personal.

    Artistja u shpreh se ka kaluar edhe periudha të vështirë në jetë dhe me këtë deklaratë, falënderoi psikologen e saj, që ishte e pranishme në sallë, Adelina Pjetrën.

    Veçanërisht, Xhensila u ndal te periudha e shtatzënisë.

    “Dua të bëj një monolog të vogël. Ndodh ndonjëherë që jo të gjithë kalojmë periudha të bukura, por e rëndësishme është që të kesh njerëzit e duhur në krah. Adelina të falënderoj shumë zemër, për gjithçka, për gjithë suportin që më ke dhënë në të gjithë rrugëtimin tim dhe gjatë gjithë shtatzënisë sime. Ishe një krah i fortë, faleminderit shumë”, tha këngëtarja.

    E emocionuar nga kjo deklaratë e papritur, psikoterapistja Adelina Pjetra publikoi videon në rrjetet sociale. “Faleminderit Xhensila Myrtezaj, ishte një surprizë e bukur, nuk e prisja”, shkruan ajo krahas videos.

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark