Kjo javë ishte e kombëtareve, ku u luajtën ndeshjet e vlefshme për kualifikueset në EURO 2024.
Në xhiron e tetë, nuk kishte ndeshje për Kosovën, pasi u shty ajo me Izraelin, për shkak të luftës në këtë vend, derisa Shqipëria ishte e angazhuar në një miqësore me Bullgarinë, të cilën e fitoi 2:0.
E në anën tjetër, luajti Zvicra, aty ku shkëlqeu Xherdan Shaqiri me një super gol dhe një asistim në barazimin 3:3 ndaj Bjellorusisë.
Me paraqitjen fantastike, Shaqiri ka hyrë në formacionin e javës dhe ka përfunduar si lojtari më i vlerësuar.
Xherdani u notua me 9.9, ndërsa pjesë e tij ishin edhe yje tjerë si Dominik Szoboszlai (9.0), Matt Doherty (9.0) dhe Ianig Hagi (8.8).
Pjesë e formacionit janë edhe portieri Mamardashvili, mbrojtësit Manning, Holes, Van Dijk, mesfushorët McGrath, Wilson, si dhe sulmuesi Mitrovic.
Kombëtaret rikthehen në aksion menjëherë pas një muaji, pra në nëntor, me ndeshjet e fundit në këtë cikël kualifikues të EURO 2024, ku edhe do të dihen kombëtaret që shkojnë tutje.