×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    Xhevdet Mehanja i Grupit Kriminal kishte planifikuar të ikte nga Kosova në mënyrë klandestine

    Insajderi
    25 January 2023 - 15:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj katër të arrestuarve si të dyshuar për përfshirjen në një grup kriminal që në këmbim të parave kryente vepra të ndryshme penale.

    Driton Sylejmani, Xhevdet Mehanja, Hysni Hoxha dhe Tefik Shalaku janë personat e arrestuar.

    Sipas dosjes të siguruar nga Gazeta Insajderi thuhet se katër të dyshuarit kanë kryer vepra të ndryshme penale si vrasje në tentativë, detyrim, lëndim i rëndë trupor, zjarrvënie dhe armëmbajtje.

    Në dosje thuhet se para arrestimit nga policia, Xhevdet Mehanja kishte planifikuar të ikte në mënyrë klandestine.

    Plani i tij ishte të shkonte në Kroaci e më pas në vende tjera perëndimore.  

    “Kushti për paraburgim është plotësuar me faktin se nga masat e fshehta shihet se i pandehuri Xhevdet Mehanja ka planifikuar që në mënyrë klandestine të dal në Kroaci e pastaj të shkoj në vendet perëndimore. Po ashtu të gjithë të pandehurit tani e kanë kuptuar se kundër tyre kanë filluar hetimet për shkak të veprave penale të dyshuara. Pikërisht për këtë arsye mund të arratisen dhe të fshihen”, thuhet në dosjen e prokurorisë. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark