Trajneri, Driton Kuka ka njoftuar se xhudistja, Laura Fazliu e ka kaluar me sukses fazën e gjysmëfinales, në garën e Grand Slamit, që janë duke u mbajtur në Tbilis.
Kuka ka deklaruar se Fazliu në gjysmëfinale ka fituar kundrejt australianes, Hacker.
Ndërsa, në finale do të ndeshët me përfaqësuesën e Anglisë, Renshall.
Kujtojmë, se Kosova në këtë garë ka siguruar tri medalje, dy të tjerat janë fituar nga Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.
Ndërkaq, trajnere e Fazliut në meçin e fundit ka qenë ish-xhudistja, Majlinda Kelmendi.