Xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë fituar pikët maksimale nga komisioni për Kategorizimin e Sportistëve për vitin 2023.
Krasniqi e Gjakova janë fituese të medaljeve të arta olimpike. Pas tyre me 60 pikë është fituesja tjetër e medaljes së artë olimpike, Majlinda Kelmendi. Me 60 pikë është vlerësuar edhe Akil Gjakova.
Mbështetje financiare nga MKRS-ja përfitojnë edhe Laura Fazliu, Loriana Kuka, Erza Muminoviq, Flaka Loxha, Dardan Cena, Shpat Zekaj dhe Debora Gjakova.
Ndërkohë nga sporti i karatesë prin Herolind Nishevci me 40 pikë, ndërsa pasojnë Fortesa Orana, Elhami Shabani, Albinot Selmani, Diellza Sejdijaj, Vlera Qerimi, Elmedina Istogu, Islam Selmani, Endrit Beka, Entrit Shaqiri, Rinesa Osmani dhe Behije Mustafa.
Me 60 pikë është edhe Donjeta Sadiku e boksit, ndërsa pas saj janë Patriot Behrami dhe Shpejtim Bajoku.
Në mundje Egzon Shala, ndërsa në taekwondo Lorent Arifi dhe Denis Bllaca.
Në kategorizim janë edhe atletët Muhamet Ramadani dhe Gresa Bakraqi, e Kushtrim Bajraktari, Granit Kuleta (bodybulding) dhe Betim Maliqi (sporti universitar).