×
  • Showbiz
  • Show

    Xhuli Nura së shpejti në politikë

    Insajderi
    21 February 2024 - 14:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Xhuliana Nura shpejt mund ta shohim të ulur në sallën e Kuvendit të Kosovës.

    Modelja nga Drenica në emisionin ‘Gallatë’ në Kanal 10 ka konfirmuar se do t’i hyjë politikës.

    “Dua ta ndaj me ju një ekskluzivitet, se shpejti do të më shihni në politikë”, ka thënë Nura.

    Ish finalistja e BBVK nuk ka dashur të zbulojë më shumë detaje se cilës parti do t’i bashkohet.

    “Të ardhmen gjithsesi e shoh vetën në politikë. Mendoj që diaspora duhet t’i kthehet vendlindjes dhe kjo është arsyeja pse do të angazhohem në politikë”, ka thënë Nura.

    Ajo ka thënë se misionin e saj për ngritjen e zërit të gruas shqiptare dëshiron ta avancoj edhe përmes hyrjes në politikë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark