×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Xhuli: Shoku im e ka marrë gruan nga ‘pufi’, sot ka fëmijë dhe është i lumtur me të 

    Insajderi
    07 February 2023 - 09:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pak para mbrëmjes Prime, banorët e Big Brother VIP Kosova, Bruno dhe Xhuli, kanë debatuar rreth temave të ndryshme.

    Bruno ka treguar se si e ka prishur një shoqëri me pretekstin se ky shoku i vet, dikur e kishte simpatizuar gruan e tij.

    “Nusja ime është fanatike. Unë kisha kontakt me një djalë që e kishte pëlqyer atë ndër vite. Atë djalin unë e kisha shok, dhe kur unë po njihesha me nusen, ajo nuk e dinte. Dhe kur pa një herë, më tha ‘ky mua më ka ngacmuar’, unë u ndjeva keq. Atij si thash gjë unë, por vetvetiu unë u zbeha dhe nuk u bëra më me atë djalin”, ka thënë Bruno pos tjerash.

    Xhuli është shprehur kundër tij, duke thënë se e kaluara e një personi nuk bën të ndikojë në një marrëdhënie  dhe lidhur me këtë ajo ka marrë shembull një mik të saj, që është martuar me një vajzë që kishte punuar në shtëpi publike.

    “Unë kam shumë shokë, madje një prej tyre e ka marrë gruan në ‘puf’ (shtëpi publike) dhe tash ka fëmijë me të dhe të gjitha, dhe nuk i intereson e kaluara e saj”, ka thënë Xhuli pos tjerash.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark