Pajisja është e njohur tani me emrin e koduar Hercules dhe do të ketë procesor Qualcomm Snapdragon 855.
Telefoni do të jetë i pajisur me një sistem prej tre kamerash të pasme, do të ketë një kamerë për selfi dhe një sensor gjurmë gishtërinjsh të integruar në ekran.
Xiaomi Hercules vjen me mbështetje për ngarkimin e pajisjes celulare dhe NFC.
Ky informacion duhet të merret me rezervë, por meqenëse është një telefon premium, supozohet se gjenerata e ardhshme Xiaomi Mi Mix 4 mund të jetë pas emrit të Hercules./ Insajderi.com