Naim Bunjaku – Xuxi ka hyrë në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP, të premten.
Edhe pse një kohë e shkurtër, ai solli momente të shumta interesante e tejet gazmore.
Në disa raste, këngëtari i njohur mori vëmendje me veprimet ndaj banorëve e ‘Vëllait të Madh’.
Megjithatë, artisti mori gjithë vëmendjen në spektaklin e natës së sotme (e hënë) pasi u shfaq me tuta sportive.
Derisa të gjithë janë bërë elegant, Xuxi zgjodhi që të shfaqej krejtësisht ndryshe, e të tillë nuk ka pasur edhe në edicionet e kaluara.
Për këtë mori komplimente edhe nga moderatori i këtij programi, Alaudin Hamiti.
“Personi i parë që vishet me tua dhe i shkojnë shumë”, iu drejtua ai.
Sido që të jetë, pritet të shihet se si do të vijojë loja e Xuxit.