Insajderi
Insporti

Yamal e ndali shpejt “live” pasi kuptoi çfarë po xhironte nga dhomat e zhveshjes

Insajderi
12 January 2026 - 15:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Yamal e ndali shpejt “live” pasi kuptoi çfarë po xhironte nga dhomat e zhveshjes
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Barcelona e ka festuar fitimin e Superkupës së Spanjës pas triumfit dramatik 3:2 ndaj Real Madridit, por festa në dhomat e zhveshjes solli edhe një moment që u bë shpejt viral në rrjetet sociale.

Talenti i ri i katalanasve, Lamine Yamal, po transmetonte drejtpërdrejt festën në Instagram, duke e treguar atmosferën mes bashkëlojtarëve pas ndeshjes.

Megjithatë, gjatë transmetimit, ai pa dashje e filmoi portierin Wojciech Szczęsny duke pirë cigare në dhomat e zhveshjes.

Sapo e kuptoi se çfarë ishte shfaqur në ekran, Yamal reagoi menjëherë duke e larguar kamerën dhe duke thënë se kjo nuk duhej filmuar, përpara se ta ndërpriste transmetimin.

Pavarësisht reagimit të shpejtë, pamjet u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale dhe u komentuan gjerësisht nga tifozët.

Portieri polak Szczęsny, i cili i ka mbushur 35 vjet, është i njohur prej vitesh për këtë zakon dhe më herët ka deklaruar publikisht se është i vetëdijshëm që pirja e duhanit nuk është shembull i mirë, sidomos për futbollistët e rinj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark