×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Yellen: BE masa fiskale shtesë për një rimëkëmbje kombëtare dhe globale

    Insajderi
    13 July 2021 - 10:55

    Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen i bëri sot thirrje BE-së të konsiderojë “masa shtesë fiskale”, përfshirë lehtësimin e rregullave të deficitit të saj që lejojnë më shumë investime, për të forcuar rimëkëmbjen ekonomike globale nga pandemia.

    “Është e rëndësishme që Shtetet Anëtare të konsiderojnë seriozisht masa fiskale shtesë për të siguruar një rimëkëmbje të fuqishme në shkallë kombëtare dhe globale”, tha Yellen, e pranishme në Bruksel për një takim të ministrave të Financave të BE-së (Eurogrup).

    Ajo përmendi në veçanti “krijimin e një kornize buxhetore europiane mjaft fleksibël për të lejuar vendet të reagojnë me forcë ndaj krizave dhe për të investuar në infrastruktura të qëndrueshme, në kërkime, zhvillim dhe teknologji”.

    Eurogrup do të diskutojë drejtimin e politikave të tij ekonomike të hënën.

    Në vjeshtë, ata planifikojnë të fillojnë një debat mbi reformën e Paktit të Stabilitetit, që kufizon deficitet publike të vendeve anëtare në 3% të prodhimit të tyre të brendshëm bruto (PBB) dhe borxhin e tyre në 60% të PBB-së.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark