Sponzori i Arsenalit, Lavazza Group, ka kërkuar bisedime urgjente me klubin anglez pas mesazhit të mesfushorit Mohamed Elneny në përkrahje të Palestinës, raporton Insporti.
Tensionet kanë eskaluar në Lindjen e Mesme mes Palestinës dhe Izrealit.
Elneny, i cili është nga Egjipti ka postuar një shkrim në Twitter ku shkruhej “Zemra ime, shpirti im shkon në përkrahje të Palestinës”.
The Lavazza Group ka publikuar një deklaratë ku thuhej se do të kërkonin biseda direkte me Arsenalin pas postimeve të tilla, duke shqyrtuar mundësinë e tërheqjes nga sponzorimi./Insporti.com/