×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Ylli i Kosovës i blen byzylyk 40 mijë eurosh dhe e çon në pushime në Maldives të dashurën kroate

    Insajderi
    07 June 2021 - 10:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmuesi shqiptar i Dinamo Zagrebit, Lirim Kastrati, është duke i kaluar pushimet në Maldive pas grumbullimit me Përfaqësuesen e Kosovës, shkruan Insporti.com.

    Kastrati në rrjetin e tij social Instagram ka publikuar disa fotografi në të cilat shihet në shoqërinë e bukuroshës kroate, Andela.

    Muajin e kaluar u raportua se Kastrati dhe Andela u ndanë për herë të dytë brenda një kohe të shkurtër.

    Ylli, 22-vjeçar, ishte pjesë e grumbullimit të Kosovës për ndeshjet miqësore të marsit kundër San Marinos dhe kundër Maltës dhe pushimet verore ai ka vendosur t’i kalojë në Maldives bashkë me Andelën.

    Bukuroshja kroate, 25-vjeçare, ka zbuluar dhuratën e Kastratit, një byzylyk diamanti që në treg vlerësohet të kushtojë rreth 40 mijë euro. /Insporti.com/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    23 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark