Reprezentuesi i Kosovës, Ibrahim Dresheviq do ta vazhdojë karrierën në Turqi. Ai do t’i bashkohet ekipit Fatih Karagumruk, i cili bën garon në elitën e futbollit turk.
Burimet e KOHËS, kanë njoftuar se Dresheviq tashmë ka marrëveshje dhe gjatë ditës së sotme do të firmos kontratë afatgjate.
Dresheviq tek ekipi turk do të transferohet si lojtar i lirë, pasi në fund të këtij muaji i skadon kontratë me ekipin nga Holanda, Heerenveen.
25-vjeçari te Fatih Karagumruku, do ta ketë trajner ish-mesfushorin e Italisë, Andrea Pirlon, i cili javë më parë është zyrtarizuar në krye të ekipi.
Dresheviq në sezonin e fundit, ka regjistruar 32 paraqitje për Heerenveenin, ekip të cilit iu bashkua nga Elfsborgu në janar të vitit 2019.
Ai gjithashtu ka edhe 19 paraqitje me fanellën e Përfaqësueses së Kosovës.