×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Ylli i Liverpoolit luan ndaj Kosovës në muajin qershor

    Insajderi
    20 May 2021 - 21:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova do të luajë me 8 qershor ndaj Guinenë, pasi Komorosi për shkak të restrikcioneve për hyrje në Turqi si pasojë e Covid-19, e ka të pamundur të udhëtojë në këtë datë në Antalia, raporton Insporti.

    Pjesë e skuadrës së Guinesë do të jetë ylli i Liverpoolit, Naby Keita. Përveç tij, edhe mesfushori i Romës, Amadou Diawara dhe Saïdou Sow i St Ettiene do të jenë pjesë e skuadrës.

    Të rikujtojmë se Dardanët gjatë muajit qershor do t’i zhvillojnë katër miqësore. Fillimisht më 1 qershor do të përballen me San Marinon në “Fadil Vokrri”, e më pas do të udhëtojnë në Austri për t’u përballur me Maltën (më 4 qershor), derisa më pas do të udhëtojnë në Antalia, ku do të zhvillojnë miqësoret me Guinenë dhe Gambinë, më 8 përkatësisht 11 qershor./Insporti.com/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    23 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark