Lojtari i Manchester Cityt, Bernardo Silva është kthyer tashmë në prioritetin e Barcelonës, me katalanasit që kërkojnë transferimin e tij në “Camp Nou”.
Sipas “Daily Mail’ raportohet se Barça dhe Silva kanë arritur marrëveshjen personale mes tyre, por për transferimin e portugezit në “Camp Nou” ka dy pengesa, transmeton Demokracia.com.
E para ka të bëjë me shitjen e Frenkie de Jong, që të realizohet transferimi i Silvas te katalasnit duhet të behet e mundur largimi i holandezit.
Ndërsa pengesa e dytë ka të bëjë me bindjen e Cityt, pasi anglezët nuk dëshirojnë të largojnë lojtarin e tyre.