Sulmuesi i krahut i Manchester United, Alejandro Garnacho, ka shënuar një gol të hatashëm në ballafaqimin me Everton në kuadër të Premier Ligës.
Garnacho ka shënuar një roveshatë, të ngjashme me atë të idolit të tij, Cristiano Ronaldo në ballafaqimin me Juventusin në finalen e Champions League, shkruan Gazeta Insajderi.
Goli i tij ia ka dhënë epërsinë në minutën e tretë Manchester United, teksa po vazhdon të luhet pjesa e parë.
Ky është goli i parë i tij në këtë sezon, në paraqitjen e tij të 11-të. /Insajderi.org/
Stop that Garnacho. pic.twitter.com/TlhUkmWaQu
— Stop That Football (@stopthatfooty) November 26, 2023