Wojciech Szczesny e ka pranuar me kohë që tymos, por pavarësisht kësaj mediat vërshojnë të bëjnë lajme dhe ta vënë në dukje diçka të tillë.
Portieri i Polonisë, pjesë e Juventusit në Serie A, edhe para ndeshjes së sotme me Suedinë është fotografuar teksa tymos duhan.
Sigurisht është konsideruar sërish lajm dhe në media të ndryshme është publikuar. Me siguri Szczesny me vete thotë, “këta nuk të lënë as të tymosësh një cigare për qejf”.