×
  • Sport
  • Sport

    Ylli i Real-it zemëron klubin: Zgjedh Marokun para Spanjës dhe tani…

    Insajderi
    11 October 2023 - 17:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas lajmeve që vijnë nga Spanja (nga AS konkretisht), Brahim Diaz ka zgjedhur të përfaqësojë Marokun.

    Një vendim i rëndësishëm është marrë nga futbollisti i Real Madrid-it, i cili do ta kishte pranuar tashmë propozimin e skuadrës afrikano-veriore.

    “Tranzicioni është thuajse i përfunduar dhe varet nga disa detaje të vogla administrative”, ka thënë burim për gazetën spanjolle.

    E gjithë kjo është qartësisht e mundur pasi Brahim Diaz – i lindur në Malaga nga prindër marokenë – luajti vetëm një ndeshje miqësore për kombëtaren spanjolle (kundër Lituanisë në 2021).

    Pasi ka luajtur në të gjitha ekipet e të rinjve për La Roja, e ardhmja e Brahim Diaz duket se është e vulosur dhe quhet Marok.

    Një vendim që duket se ka sjellë reagime negative nga Real Madrid, klubi që zotëron kartonin e futbollistit.

    Reagimi negativ i klubit madrilen vjen nga fakti se lojtari tani mund të grumbullohet në Kupën e Kombeve të Afrikës, që do të zhvillohet në javët e para të vitit 2024.

    Në këtë kuptim, Carlo Ancelotti do të privohej nga një lojtar që deri më tani ka rezultuar të jetë i rëndësishëm për lojën e Real Madrid.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark