×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Ylli i Spanjës flet para ndeshjes me Shqipërinë

    Insajderi
    25 March 2022 - 22:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Spanja do të presë Shqipërisë në stadiumin RCDE për të zhvilluar mes tyre ndeshjen miqësore, teksa ky takim do të nisë në orën 19:45.

    Së bashku me teknikun e spanjollëve, Luis Enrique ishte i pranishëm edhe kapiteni i kombëtares iberike, Jordi Alba, i cili foli për takimin me kuqezinjtë e Edi Rejës.

    Futbollisti spanjoll theksoi se  në futbollin e ditëve të sotme çdo kundërshatrë bën maksimumin dhe mund të fitojë ndeshjen.

    “Më gëzon shumë fakti që kombëtarja vjen në Katalonjë dhe që njerëzit e mi mund ta shijojnë nga afër. Puna e trajnerit ka qenë spektakolare, pres gjithashtu një ambient spektakolar. Shpresoj që të mund të përmbushim objektivin e ndeshjes, pra ta fitojmë atë.

    Mundohem t’i ndihmoj të rinjtë, siç kanë bërë të vjetrit më parë me mua, mundohem t’i këshilloj. Të surprizon shumë kualiteti i tyre, unë në moshën e tyre luaja në stadium modeste ndërsa disa prej tyre ishin në Europian dhe tashmë do të shkojnë në Botëror.

    Spanja e meriton të jetë në Botëror, nuk është e lehtë sepse në futbollin e sotshëm secili kundërshtar mund të mposhtë. Këtë e patë me Italinë, një Kampione e Europës që nuk do të jetë në Botëror. Për publikun ishte një surprizë e madhe, por është gjithnjë e më e vështirë të një ndeshje”, u shpreh Alba. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark