Kampioni në fuqi, Golden Eagle Ylli, nuk po ka të ndalur në Superligën e Kosovës në basketboll. Të dielën mbrëma, Ylli ka shënuar fitoren e 11-të rresht. Ka dominuar plotësisht ndaj Pejës në “Karagaçi” për të fituar në fund me rezultat 84:75.
Suharekasit fituan çerekun e parë me 19:9 e më pas çerekun e dytë me rezultat 23:19. Epërsinë bindëse më pas e mbajtën deri në fund.
Rashun Davis ka shkëlqyer tek Ylli me 24 pikë e shtatë asistime. Demetris Morant i kishte 14 pikë e katër kërcime, ndërsa Chris Harris i kishte 12 pikë e tetë kërcime.
Isiah Umipig ishte më i miri te Peja, me 21 pikë, katër kërcime e katër asistime. Khaliq Spicer i kishte 14 pikë e tetë kërcime, kurse Samir Zekiqi realizoi 16 pikë. Te Peja nuk u paraqit Rodney Purvis.
Ndeshja i ka takuar xhiros së 17-të.
Peja pësoi humbjen e katër. Udhëheq në tabelë me 28 pikë. Ka 12 fitore e katër humbje. Ylli kishte humbur katër ndeshjet e para dhe po rreshton fitoret. Tani i ka 15 ndeshje të luajtura dhe 26 pikë. Ka një ndeshje më pak se Peja.