Sulmuesi i Kombëtares së Rusisë, Artem Dzyuba, pas akuzave të marruara nga mbrojtësi i Everton, Vitaliy Mykolenko, ka reaguar ashpër duke i thënë se ai ka rehatuar veten e tij në vilën e tij në Angli dhe flet gjëra të këqija.
Dzyuba përmes një postimi në Instagram ka vendosur të flas për situatën në Ukrainë pas akuzave të marruara nga Mykolenko i cili në një postim të tij kishte thënë se: ”Je i heshtur, i kripur, me shokët e skuadrës. Në Ukrainë po vriten civilë paqësorë. Do të mbylleni në birucë për pjesën tjetër të jetës tuaj dhe të fëmijëve tuaj. Dhe unë do të isha i kënaqur”, duke ju referuar sulmuesit rus.
”Për disa kolegë që e kanë rehatuar prapanicën e vetë në vilat e tyre në Angli dhe thonë gjëra të këqija: nuk jam shprehur më parë, jo pse kisha frikë, por sepse nuk jam një ekspert i politikës. Por, si të gjithë, unë e kam opinionin tim. Natyrisht, jam kundër luftës, është një gjë e frikshme. Por, jam edhe kundër agresionit human dhe urrejtjes, e cila po e ka një eskalim të tmerrshëm çdo ditë,” thuhet në postimin e tij.
Ai ndër të tjera shtoi se është krenar që është rus dhe nuk mundet ta kuptoj se përse sportistët e tjerë duhet ta vuajnë këtë. Ai po ashtu mbështeti edhe shtetin e tij duke thënë se Rusinë janë duke e kërcënuar njerëz për të cilët Rusia ka bërë shumë në jetën e tyre, transmeton Gazeta Metro.
Ndër të tjera thuhet: ”Nuk kam frikë të jem rus. Jam krenar që jam rus. Dhe, nuk e kuptoj se përse sportistët tjerë duhet ta vuajnë këtë. Unë jam kundër luajtjes me dy karta. Sepse, të gjithë e thonë se sporti duhet të qëndrojë larg politikës, por në rastin e parë, kur flitet për Rusinë, ky parim harrohet gjithmonë. E përsëris, lufta sjell frikë. Në situata stresuese, njerëzit e shfaqin brendësinë e tyre, ndonjëherë negative. Rusinë po e fyejnë dhe po e kërcënojnë njerëz për të cilët Rusia ka dhënë tepër, shumë në jetën e tyre. E gjithë kjo sjell edhe më shumë negativitet. Lufta do të përfundojë, por raportet njerëzore mbesin”.
Dzyuba karrierën e tij si futbollist e ka kaluar në klubet ruse si Spartak Moscow, Rostov, Tom Tomsk, Arsenal Tula dhe tani në Zenit, ai gjithashtu është edhe kapiten i Kombëtares së Rusisë, ku ka zhvilluar 55 ndeshje duke realizuar 30 gola.
Më poshtë gjeni edhe reagimin e tij: