Mesfushori shqiptar, Enis Çokaj është lënduar në ndeshjen e fundit të Lokomotivës së Zagrebit në ndeshjen kundër Istra, në fundjavën që lamë pas, shkruan Insporti.com.
Reprezentuesi i Shqipërisë ka kryer kontrollet mjekësore dhe klubi kroat ka dalë me komunikatë ditën e sotme.
Çokaj ka këputur muskulin e pasmë të kofshës dhe do të duhet të mungojë për disa javë për skuadrën e Lokomotiv Zagreb.
Ai është një nga lojtarët kryesorë të skuadrës së tij duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit në disa ndeshje dhe ky nuk është një lajm i mirë për stafin teknik të skuadrës kroate. /Insporti.com./