Edon Zhegrova ka regjistruar një paraqitje fantastike sot për skuadrën e Lille, duke i siguruar fitoren skuadrës së tij në ndeshjen ndaj Lorient, të vlefshme për javën e 29-të në Ligue 1.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Pierre-Mauroy” përfundoi me rezultatin 3:1.
Zhegrova hyri si zëvendësues në këtë ndeshje në minutën e 82-të dhe ia doli të shënonte dy herë, në minutat 89 dhe 91, duke qenë kështu vendimtar në fitoren e Lille.
Pas ndeshjes, tifozët “ultras” të klubit francez e ftuan 24-vjeçarin për të festuar së bashku.
Tifozët francezë ia vendosën Zhegrovës një shall rreth qafës, teksa nuk munguan as thirrjet e emrit të tij. /Gazeta Express/