×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    “Ylli të mikrofonit ka të drejtë të flas për ne veç si tifoz, nuk është aksionar” – Klubi Prishtina i reagon Afrim Muçiqit

    Insajderi
    24 October 2022 - 11:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    FC Prishtina ka reaguar përmes një komunikate në faqen zyrtare rreth deklarimeve te Afrim Muçiqit, i cili në emisionin Kendiv në T7 tha se mbetet aksionar i klubit dhe theksoi se trajneri Ismet Munishi nuk është i duhuri për klubin bardh e kaltër.

    Klubi FC Prishtina i referohet Muçiqit veç si këngëtar dhe yll i mikrofonit.

    “FC Prishtina njofton opinionin publik se këngëtari Afrim Muçiqi nuk është më pjesë e klubit tonë, ku më herët ka qenë aksionar dhe drejtor. Muçiqi së fundmi në një paraqitje televizive në T7 me datë 23.10.2022, ka deklaruar publikisht se ende është aksionar teksa e ka komentuar edhe trajnerin Ismet Munishi duke thënë se nuk është i duhuri për ekipin tonë!”, thuhet në reagim.

    “FC Prishtina është jashtëzakonisht e kënaqur me punën e Munishit, i cili erdhi te skuadra jonë në një moment aspak të mirë kur klubi përballej me borxhe të shumta financiare të trashëguara që nga koha e Muçiqit.  Ylli i mikrofonit ka të drejtë të flas për klubin, por vetëm si tifoz i ekipit nëse ndjehet i tillë, e jo si pjesë e jona”, thuhet më tej në reagim. 

    Në reagim thuhet se Muçiqi i ka shitur aksionet e tij te aksionari tjetër në klub, Rrahman Haradini, me ç’rast së shpejti do të përkthehen edhe në ARBK. 

    “Muçiqi nuk ka qenë pjesmarrës as në Kuvendin e fundit Zgjedhor, ku është zgjedhur kryetari i ri, Hakif Gashi, si dhe anëtarët e tjerë të bordit: Rrahman Haradini, Remzi Ejupi, Sinan Vllasaliu dhe Ismet Begolli. Me respekt, FC Prishtina!”, thuhet me tej.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark