×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Yllit holandez i kishte ndodhur i njëjtë rast si i Eriksenit, tregon pse ishte në lot pas ndeshjes me Ukrainën

    Insajderi
    14 June 2021 - 11:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reprezentuesi holandez, Daley Blind pas fitores së Holandës kundër Ukrainës, ka deklaruar se e kishte shqyrtuar mundësinë të mos paraqitej fare pas rastit të Christian Eriksenit, raporton Insporti.com.

    Blind është një mik i ngushtë dhe ish-shok ekipit i Eriksen, me dyshen që ka luajtur së bashku tek Ajax, por përveç kësaj ai kishte pasur një situatë gati të ngjashme me Eriksenin.

    Blind, ishte rrëzuar për tokë në një miqësore para-sezonale kundër Hertha Berlin, në gusht 2020 duke frikësuar shumë shokët e skuadrës dhe të pranishmit.

    Mbrojtësi, 31-vjeçar, ishte titullar në fitoren e “Tulipanëve” 3-2 të Grupit C ndaj Ukrainës, dhe ai shpërtheu në lot pasi u zëvendësua në pjesën e dytë.

    Blind aktualisht është futbollist i Ajaxit, ndërsa për disa sezone kishte luajtur për Manchester United. /Insporti.com/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    23 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark