Ymeri ia thotë në fytyrë Mogherinit kundërshtimin për “Zajednicën” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ymeri ia thotë në fytyrë Mogherinit kundërshtimin për “Zajednicën”

    Insajderi
    05 May 2016 - 21:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në fjalimin e saj në Kuvendin e Kosovës, përfaqësuesja së lartë të BE-së Frederica Mogherini, tha se Asociacioni apo “Zajdenica” qysh opozita për 7 muaj i është referuar këtij organi të serbëve në Kosovë, është një hap i fuqishëm i Kosovës drejt BE-së.

    “Nuk do të jetë një udhëheqje paralele serbe, por do të jetë brenda ligjeve të Kosovës dhe më lejoni të them se Asociacioni i Komunave Serbe do ta pasuroj Kosovën dhe do të jetë një hap drejt një Kosove më të fuqishme për shkak se do të integroj serbët e Kosovës në vend”,  tha Mogherini në një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

    Por lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka shfrytëzuar pritjen që BE ka bërë për Mogherninin, që ta kundërshtojë atë se çfarë ka thënë për Asociacionin.

    “Ishte e rëndësishme t’ia shpreh drejtpërdrejt znj. Mogherini dëmet dhe rreziqet me të cilat ‘Zajednica’ e kanos sovranitetin e Republikës sonë, si dhe shpërputhjen flagrante që parimet themeltare të ‘Zajednicës’ kanë me vlerat fundamentale te BE-së”, citohet t’i ketë thënë Ymeri Mogherinit.

    Sipas këtij qëndrimi të postuar në Facebook-un e kryetarit të VV-së, thuhet se Ymeri i ka thënë Mogherinit se “paqja e qëndrueshme në Evropë erdhi, dhe vazhdon të mbijetojë, vetëm në bazë te barazisë mes popujve dhe qytetarëve”.

    “ Kjo paqe e mirëqenie kanë qenë të pamundura kur kishte pabarazi, shtypje e eksploatim. Republika e Kosovë duhet të jetë Republikë që garanton barazi të qytetarëve. Për të qenë e tillë Republika e Kosovës duhet të jetë e barabartë me shtetet tjera te rajonit e te BE-së”, përfundon Ymeri./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark