×
  • Lajme
  • Lajme

    Ymeri kërkon rritje të gatishmërisë për protesta

    Insajderi
    06 March 2016 - 12:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka filluar të mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ku fjalën hyrëse e ka mbajtur kryetari i partisë Visar Ymeri.

    Ai në fjalimin e tij ka kërkuar nga anëtarët e partisë së tij që të rrisin gatishmërinë për protesta.

    “Nuk është koha e ndaljes së protestave. Përkundrazi duhet më shumë rritje të gatishmërisë për protesta”, ka thënë Ymeri.

    Ai ka përmendur edhe faktin se disa anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm që janë në arrest shtëpiak dhe ka dënuar nisjen e procedurave për krijimin e një komune të re, duke e quajtur këtë si zgjerim të Zajdenicës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark