×
  • Lajme
  • Lajme

    Ymeri: Kushtetuesja i dha legjitimitet vendimit të Millosheviqit

    Insajderi
    21 May 2016 - 15:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ymeri ka thënë se më këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, është legjitimuar vendimi i Millosheviqit. Ai me anë të një postimi në Facebook, këtë vendim e ka cilësuar si të padrejtë dhe të papranueshëm.

    “Kosova ka qenë e okupuar në mënyrë klasike nga Serbia, dhe regjimi i Milosheviqit ka qenë regjim okupator që ka ndjekur politika të fashiste, kolonizuese e gjenocidale ndaj Kosovës e shqiptarëve. Ky nuk mund të trajtohet si pushtet legjitim, dhe në fund të viteve 90’ta edhe bota u bind që nuk është pushtet legjitim por regjim kriminal”, thuhet në reagimin e Ymerit.

    I pari i VV-së tha se Republika e Kosoves me vendime të tilla po e rikthen kohën e regjimit të Millosheviqit.

    “E tash Republika e Kosovës po e legjitimon pjesërisht atë okupator kriminal. Prej Gjykatës Kushtetuese që nxjerrë aktgjykime legjitimuese për vendimet e Milosheviqit, e deri te Hashim Thaçi që e përshëndet këtë legjitimim të vendimeve të Milosheviqit”, tha Ymeri. /Insajderi.com

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark